Vesti i događaji - Arhiva

01-10-2010

Trajnim - Penale: E Drejta e BE-së IGJK& Twining

 

Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim më Programin e Binjakëzimit (EU-LER) Një Program për Reformim të Sistemit të Arsimimit Ligjor në Kosovë, ka realizuar  një kurs trajnimi pesë ditor ( 27 -1 tetor 2010 )  me temë: E drejta Evropiane në Praktikë, Hyrje dhe Përqendrim në të Drejtën Penale.

Në kuadër të së cilit janë diskutuar çështjet themeltare që kanë të bëjnë me mekanizmat e BE-së.  Identifikimi  dhe analiza  e  instrumenteve të BE-së duke përfshirë edhe aktet juridike të saj ishin çështjet të cilat mbizotëruan gjatë këtij trajnimi.

Vështrimi analitik dhe diskutimi i problemeve të cilat shfaqen në praktik rreth  zbatimit të  dispozitave juridike për shtetet anëtare duke përfshirë elementet bazë të BE-së ishin qëllimet dhe efektet e trajnimit.

Paraprakisht u diskutuan shumë raste praktike nga funksionalizimi i institucioneve të BE-së si dhe procedurat  të cilat zbatohen në jetën praktike. Në momentin kur këto hyjnë këto kanë fuqi obliguese  ndaj të gjitha ligjeve kombëtare që rregullojnë çështjen e njëjtë dhe si pasoj, ligjet kombëtare duhet të jenë në harmoni dhe të zbatohen në dritë të rregullores.

Përderisa shtetet anëtare ndalohen nga shmangia e fuqisë së drejtpërdrejtë e rregulloreve, ekziston një praktikë e përgjithshme e nxjerrjes së ligjeve mbi çështjet të cilat rrjedhin si pasoj e hyrjes në fuqi të rregullores.

Përfitues të trajnimit ishin 15 gjyqtar, 2 prokuror 1 praktikante nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

 

Objavi :