Vesti i događaji - Arhiva

19-11-2010

Moduli 3 - Akti Administrativ dhe Konflikti Administrativ

 

Më 19 nëntor dhe 10 dhjetor 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi sesionet e radhës me temë Akti Administrativ dhe Konflikti Administrativ.

Objektivë kryesore ishte që përfituesit nga ky trajnim të jenë në gjendje të identifikojnë aktet administrative kundër të cilave mundë dhe nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ, vlerësojnë kur gjykata mund të vendosë në konfliktin për vlerësimin e ligjshmërisë së aktit administrativ dhe kur në atë të juridiksionit të plotë.

Çështjet të cilat janë përfshirë në kuadër të këtyre dy cikleve trajnuese ishin: Aktet administrative, llojet, pavlefshmëria e akteve administrative, konflikti administrativ dhe konflikti i juridiksionit të plotë dhe konflikti për vlerësimin e ligjshmërisë së aktit administrativ.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave të LPA-së  dhe LKA-së kur ka të bëjë me aktin administrativ dhe konfliktin administrativ.

Përfitues ishin gjyqtarët e nivelit të qarkut dhe nivelit suprem si dhe prokuror të Prokurorisë së Shtetit.

 

Objavi :