Gjatë kësaj tryeze u trajtuan temat lidhur me kompetencën lëndore, ushqimin e bashkëshortëve, fëmijëve, prindërve dhe personave të tjerë në gjini, kushtet me ndikim për lartësinë e ushqimit, hartimin e aktgjykimeve ne kontestet e besimit te fëmijëve.
Një vëmendje e posaçme iu kushtua edhe vështirësive dhe dilemave me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm të gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit.
06-02-2013