Vesti i događaji - Arhiva

26-11-2009

Seminar Civile: Juridiksioni i gjykatave ne çështjet administrative

Më 26 nënt or 2009, është organizuar seminari lidhur me “Juridiksionin e Gjykatave në Kontestet Administrative”. Ky seminar kishte për synim thellimin e njohurive të gjyqtarëve lidhur me kompetencën në procedurën e konfliktit administrativ dhe zbatimin e dispozitave të LPK-së në procedurën e konfliktit administrativ. 

Gjatë këtij seminari mund të veçohen këto konkludime: Gjykata në procedurë gjyqës ore vlerëson ligjshmërinë e akteve administrative të nxjerra nga organet administrative, Gjykata e bënë kontrollin dhe vlerësimin e ligjshmërisë së aktit administrativ sipas padisë së personit fizik ose juridik ose një subjekti tjetër të aut orizuar, nëse me të njëjtin akt u është cenuarndonjë e drejtë ose interes juridik, si dhe nësetë drejtat ose interesi juridik i tyre është cenuar për shkak të mosveprimit të organit administrativ, Konflikti administrativ paraqitet si rrjedhojë e ekzistimit të procedurës administrative dhe faktit se a është nxjerrë apo jo akti administrativ, 

Nuk ka konflikt administrativ nëse më parë nuk është zhvilluar procedura administrative, respektivisht nëse nuk ka vepruar organi administrativ (ka ekzistuar heshtja e administratës), Mbikëqyrja epunës së organit administrativ i është besuar pushtetit gjyqës or për shkak të pavarësisë së tij, pavarësi e cila është garanci për sigurimin e ligjshmërisë së punëstë organeve të administratës publike,me rastin e vendosjes në procedurën administrative.Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Objavi :