Më 30 shtator-1 tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë/OPDAT, ka realizuar trajnimin me temë “Avansimi i konfiskimit të pasurisë së paligjshme”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira, si dhe përmes elaborimit të rasteve nga praktika të ngritën kapacitetet profesionale të hetuesve policor, të prokuroreve dhe gjyqtareve.
Gjatë këtij trajnimi On-line në platformën Zoom u trajtua konfiskimi i drejtuar ndaj pasurisë së personit që ka kryer vepër penale që rezultat i saj ka përfitimin e kundërligjshëm. Në vijim u potencua që institucionet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë çdo pasuri e cila është përfituar me vepër penale. Me rastin e këtij trajnimi vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe arsyetimit të mirë të kërkesave të prokurorëve të bazuara në prova për ngrirje, ndalim dhe konfiskim të pasurisë së paligjshme. Lidhur me këtë u tha që kërkesat e prokurorëve nuk janë të arsyetuara mirë dhe si pasojë e kësaj ka raste që dështojnë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët, prokurorët e emëruar koordinator për konfiskim, prokurorët të prokurorisë themelore si dhe hetuesit policor.
01-10-2020