Më 23-24 dhjetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me UNDP është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Të drejtat e njeriut dhe garancitë juridike dhe procedurale për mbrojtjen e tyre si dhe Garancitë juridike dhe procedurale kundër diskriminimit në Kosovë ”.
Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishte z. Prof. dr. Visar Morina, Profesor në Fakultetin Juridik të UP-së, Trajner
Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte ngritja e njohurive të pjesëmarrësve rreth Të drejtave të njeriut dhe garancitë juridike dhe procedurale për mbrojtjen e tyre si dhe Garancitë juridike dhe procedurale kundër diskriminimit në Kosovë.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe në raste të ndryshme nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: bashkëpunëtorë profesional nga gjykatat dhe prokuroritë si dhe praktikant hulumtues të cilet punojnë në gjykata dhe prokurori.
23-12-2020