Me 22 mars 2021, në kuadër të programit për trajnime fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e BE-së” me trajnues z. Emrush Ujkani Profesor dhe ekspert për të drejtën e BE-së.
Nga nën moduli “E drejta e Be-së” në këtë sesion është duke u trajtuar: Roli dhe kompetencat e institucioneve të Bashkimit Evropian.
Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive, nga ana e pjesëmarrësve duke shtjelluar kështu shembuj të ndryshëm nga praktika.
Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë në përjashtim me një pjesëmarrës i cili e ka ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komuniteti serb.
22-03-2021