Me 30 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të nën modulit “Procedura kontestimore-pjesa” e parë trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Përbërja e rregullt e gjykatës (kompetenca funksionale), përjashtimi dhe rekuizimi i gjyqtarit nga gjykimi, rrethanat të cilat qojnë deri të përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi dhe autoriteti kompetent për të vendosur lidhur me kërkesën për përjashtimin dhe rekuizimin e gjyqtarit
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e bazuar në raste.
Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë, nën masat adekuate mbrojtëse ndaj virusit SARS-2 COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
30-03-2021