Vesti i događaji - Arhiva

14-04-2021

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i parë - tema “ Nocioni, karakteristikat dhe klasifikimi i detyrimeve ”

Me 14 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e detyrimeve ” me trajnues  z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: E drejta e detyrimeve dhe e drejta sendore, burimet e së drejtës së detyrimeve, karakteristikat dhe kushtet e kontratave me fajde, llojet e kamatave dhe llogaritja e tyre si dhe karakteristikat e kontratës mbi qiranë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”.  Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :