Vesti i događaji - Arhiva

02-07-2013

PVAL Tryeza të diskutimeve ”Ndërmjetësimi në çështjet civile”

IGJK me 01 dhe 02 korrik 2013 ka mbajtur dy tryeza të diskutimeve me dy grupe të ndryshme të pjesëmarrësve, me temë “Ndërmjetësimi në çështjet civile”
Këto tryeza qëllim kryesor kishin avancimin e njohurive të gjyqtarëve në lëmin e zbatimit praktik të ndërmjetësimit si metodë efektive për zgjidhjen e konflikteve. 
Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me natyrën juridike të ndërmjetësimit, qëllimet dhe metodat e ndërmjetësimit në rastet civile, strategjia e komunikimit në rastet gjyqësore, rregullat e komunikimit në gjykatë dhe ndërmjetësim, përparësitë e ndërmjetësimit dhe rastet jo të përshtatshme për ndërmjetësim. Gjerësisht u trajtua edhe raporti në mes të ndërmjetësimit dhe mekanizmave tjerë për zgjidhje alternative të kontesteve, dispozitave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për ndërmjetësim, marrëveshja për ndërmjetësim, efektet ligjore të saj si dhe roli dhe përgjegjësia e ndërmjetësuesve. 

Përfitues ishin gjyqtarët e departamenteve të përgjithshme-divizioneve civile në të gjitha gjykatat themelore dhe ndërmjetësuesit nga të gjitha Qendrat e Ndërmjetësimit në Kosovë.

Objavi :