Vesti i događaji - Arhiva

08-06-2021

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i parë – tema “Trashëgimia në bazë të ligjit, dhe rradhët trashëgimor”

Më 08 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit të parë nga nën moduli “E drejta trashëgimore”  janë duke trajtuar këto nën tema: Veçimi i sendeve nga pasuria trashëgimore, caktimi i vlerës së pasurisë trashëgimore, parimet themelore të së drejtës trashëgimore, trashëgimia në bazë të ligjit, të drejtat e bashkëshortit dhe e drejta e trashëgimit të bashkëshortit jashtëmartesorë.

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :