Vesti i događaji - Arhiva

24-09-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e veçantë, sesioni i pestë, tema - “Veprat penale kundër ekonomisë”

Më 24 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik në lëmine penale, nga nën moduli “Kodi Penal -pjesa e veçantë” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në trajnimin e sotëm nga ky nën modul janë duke u trajtuar: Mashtrimi i konsumatorëve (neni 292), tregtia e ndaluar (Neni 299), shmangia nga tatimi ( Neni 307), pranimi i ryshfetit në sektorin privat (neni 309), dhënia e ryshfetit në sektorin privat (Neni 310), kontrabandimi i mallrave (Neni 311) dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore (Neni 312)

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar duke shtjelluar  rasteve praktike  si dhe është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë komfor të gjitha masave anti COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :