Vesti i događaji - Arhiva

07-10-2021

Ndalimi i torturës - Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Më 07 Tetor  2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, janë duke realizuar trajnimin në formë të kombinuar në atë fizike dhe online përmes platformës ZOOM me temë Ndalimi i torturës - Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Gazmend Bahtiri, Gjyqtarë Mbikëqyrës, Gjykata Themelore në Prishtinë/Dega Podujevë, z.Shkelzen Ibrahimi, Prokurorë në Prokurorinë Themelore Prishtinë, znj. Ivana Roagna, Eksperte e fushës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Ndalimin e torturës dhe Protokollit të Stambollit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor si dhe bashkëpunëtor profesional.         

Objavi :