Vesti i događaji - Arhiva

28-10-2021

Nën moduli – Ligji për kundërvajtje, sesioni i dytë, tema - “ Organet për paraqitje të kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes ”

Më 28 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese-Ligji për kundërvajtje ” me trajnuese znj. Biljana Rexhiq.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Aktgjykimi për kundërvajtje, aktvendimi për përfundimin e procedurës kundërvajtjes, mjetet e rregullta juridike, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë vendosja sipas kërkesës dhe komunikimi përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit-aktvendimit mbi kundërvajtje.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ ZOOM” në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :