Vesti i događaji - Arhiva

12-11-2021

Nën moduli – Procedura alternative, sesioni i parë, tema - “ Aplikimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë në sistemin juridiko penal të Kosovës ”

Më 12 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura alternative ” me z. Haxhi Derguti, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni të parë po trajtohen këto nën tema: Subjektet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, inicimi i procedurës për negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe roli i prokurorit të shtetit në negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :