Vesti i događaji - Arhiva

19-11-2021

Nën moduli – Udhëzuesi për politik ndëshkimore – “Udhëzuesi i përgjithshëm i politikës ndëshkimore” sesioni i parë

Më 19 nëntor  2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Udhëzuesi për politik ndëshkimore” me trajnues z. Enver Peci, Kryetar në Gjykatën Supreme.

Gjatë realizimit të sesionit janë duke u trajtuar qëllimi për caktimin e dënimit nga këndvështrimi i udhëzuesit, pikënisja e dënimit, ndalimi i vlerësimit të dyfishtë të rrethanave dhe rregullat për matjen e dënimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.

Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :