Vesti i događaji - Arhiva

01-12-2021

Podmodul – Zakonik o maloletničkom pravosuđu, četvrta sesija, tema – „Opšte odredbe koje karakterišu postupak prema maloletnicima“

Më 01 dhjetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me znj, Nesrin Lushta, Gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Në këtë sesion temat që po trajtohen janë: Mosha e përgjegjësisë penale, mos gjykimi në mungesën e të miturit, parimi i konfidencialitetit dhe oportunitetit, kompetencat e organit të kujdestarisë dhe privimi i lirisë si mjet i fundit dhe karakteristikat e paraburgimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :