Gjatë kësaj tryeze u trajtuan temat lidhur me bazën dhe kufirin e përgjegjësisë penale të personave juridik, përfshirë masat e sigurisë, dënimet dhe sanksionet tjera penalo juridike që mund tu shqiptohen atyre. Po ashtu u diskutua edhe për përgjegjësinë penale të personave përgjegjës të personave juridik si aspekt i veçantë i rregulluar me ligj. Ky trajnim u realizua përmes prezantimeve të shkurtëra teorike, diskutimeve dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth aplikimit praktik të Ligjit për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridik.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore nga regjionet e Kosovës.
23-07-2013