Vesti i događaji - Arhiva

14-12-2021

Programi i trajnimeve në institucionet jo gjyqësore, vizitë/trajnim për gjyqtarët e sapo emëruar në Policinë e Kosovës

Më 14 dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për gjyqtarët,  sapoemëruar ka organizuar vizitë/trajnimin në Policinë e Kosovës, me trajnues: znj. Florie Hajra, drejtoreshë e departamentit të administratës, z. Fatos Makolli, drejtor në departamentit për krime të organizuara dhe hetime të krimit dhe z. Luan Keka, drejtor në departamentin e teknikës kriminale terroriste dhe ekstremiste.

Vizita në këtë institucion, kishte për qëllim që gjyqtarët e sapoemëruar të njoftohen me mandatin, rolin, strukturën organizative dhe punën praktike të Policisë së Kosovës. Në këtë vizitë gjyqtarët avancuan njohuritë e tyre rreth bazës ligjore dhe departamenteve të Policisë së Kosovës për krimin e organizuar dhe llojet e hetimeve financiare, bashkëpunimin ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit që ka Kosova me shtetet e tjera, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e policisë e që ndërlidhen me punën e gjyqtarit.

Në fokus të trajnimit ishin krimi kibernetik, rastet për narkotikët dhe kalimi i tyre në pikat kufitare, hetimi i trafikimit me qenie njerëzore dhe sulmet terroriste.

Duke u bazuar në faktin që puna e gjyqtarëve është e ndërlidhur në mënyrë indirekte  me punën e policisë, gjyqtarët e sapoemëruar patën rastin që të ngritin çështje me interes për punën e tyre praktike, ku një prej çështjeve me rëndësi ishte diskutimi lidhur me lejimin e qases se gjyqtarëve në udhëzime administrative dhe rregulloreve të PK-së, pranimi i urdhëresave të hapura. Po ashtu edhe bashkëpunimin aktual dhe formave adekuate të bashkëpunimit në të ardhmen.

Metodologjia e trajnimit vijoi në mënyrë të kombinuar atë të bashkëbisedimit dhe duke ilustruar raste praktike. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VIII) 2021-2022.

Objavi :