Vesti i događaji - Arhiva

17-12-2014

Qeverisja e shoqërive tregtare dhe kontestet brenda tyre

Më 17 dhjetor, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me programin për përmbarim dhe legjislacion komercial CLE të USAID, ka realizuar trajnimin për gjyqtarë me temë “Qeverisja e shoqërive tregtare dhe kontestet brenda tyre”.

Ky trajnim kishte për synim të kontribuoj në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve në interpretimin e dispozitave për qeverisjen dhe menaxhimin e shoqërive tregtare, në vlerësimin e drejtë të situatave lidhur me kontestet e shoqërive tregtare, gjetjen e zgjidhjeve praktike me rastin e vendosjes në kontestet e shoqërive tregtare.

Gjithashtu u trajtuan edhe tema të cilat kishin të bëjnë me qeverisjen dhe menaxhimin e shoqërive tregtare, kontestet përbrenda shoqërive  tregtare  dhe zgjidhjet ligjore të tyre.

Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive ku gjyqtarët paraqiten sfidat me të cilat ballafaqohet praktika aktuale gjyqësore në zgjidhjen e kontesteve lidhur me shoqëritë tregtare.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Ekonomike.


 

Objavi :