Më 18 korrik 2022, filloj zyrtarisht trajnimi fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë.
Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Etika profesionale”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në këtë sesion të parë po trajtohen këto tema: Rregullat bazë të etikës gjyqësore ashtu siç parashikohen ato në kodin e etikës profesionale për gjyqtarë dhe parimet dhe rregullat e kodi në situata të ndryshme të jetës reale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
18-07-2022