Vesti i događaji - Arhiva

20-07-2022

Më 20 korrik 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Temat që po trajtohen në këtë sesion të parë janë: Karakteristikat dhe specifikat e komunikimit të brendshëm si një predispozitë për një performancë të suksesshme për të realizuar misionin dhe përmbushur detyrat e gjyqtarit dhe faktorët determinues që vështirsojnë komunikimin për brenda institucionit dhe jashtë tij.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Objavi :