Vesti i događaji - Arhiva

25-07-2022

Moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, tema: Përgjegjësia,shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve

Më 25 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Enver Peci, Kryetar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të sesioni të parë janë duke u trajtuar: Përgjegjësia disiplinore, shkeljet disiplinore për gjyqtarë (neni 5) dhe Masat disiplinore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Objavi :