Vesti i događaji - Arhiva

04-09-2012

PVAL Trajnim: E drejta Përmbarimore – Propozimi përmbarimor dhe titujt ekzekutiv

Me 03 dhe 04 shtator 2012, IGJK në mbështetje nga UNDP,  ka realizuar një trajnim me temë: “ E Drejta Përmbarimore – Propozimi Përmbarimor dhe Titujt Ekzekutiv ”

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• zbatojnë drejtë dispozitat  e Ligjit për Procedurën Përmbarimore (LPP),
• njohin titujt ekzekutiv dhe elementet esenciale të aktvendimit përmbarimor, 
• udhëheqin procedurën e shqyrtimit të propozimit përmbarimor dhe dallojnë propozimin e pavlefshëm dhe atë të pakompletuar. 

Gjatë trajnimit u shtjelluan çështjet që ndërlidhen me propozimin përmbarimor dhe titujt ekzekutiv, rastet kur lejohet procedura e  përmbarimit, detyrimet e bankave,  mjetet juridike në procedurën përmbarimore, etj. Në trajnim u theksua roli i përmbarimi në një kohë të arsyeshme, në mënyrë që të garantohen të drejtat e kreditorit dhe se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka njohur fazën e përmbarimit si pjesë integrale të gjykimit. Trajnimi u realizua edhe përmes shembujve nga praktika gjyqësore vendore. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Objavi :