Vesti i događaji - Arhiva

08-08-2022

Nën moduli- Rregullat e komunikimit, tema: bazat dhe llojet e komunikimit

Më 08 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Rregullat e komunikimit” sesionin e dytë, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: baza dhe llojet e komunikimit, komunikimi verbal, aspektet e komunikimit jo verbal, Dallimet dhe lidhjet midis komunikimit verbal dhe jo verbal, Komunikimi interpersonal dhe komunikimi personal dhe apersonal dhe të dëgjuarit aktiv.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre janë 3 të komunitetit serb.

Objavi :