Vesti i događaji - Arhiva

14-06-2012

PTA Trajnim për bashkëpunëtorët profesional

Trajnim për bashkëpunëtorët profesional

Më 14 qershor 2012, IGJK në kuadër të Programit për Profesionistët tjerë në Sistemin e Gjyqësisë dhe Prokurorisë ka realizuar ciklin e tretë nga moduli për bashkëpunëtorë profesional i cili ka përmbajtur kryesisht procedurën paraprake dhe konfirmimin e aktakuzës.
Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
• Njohin fazat e procedurës parapenale. 
• Dallojnë parimet e procedurës penale në përgjithësi dhe
• Kuptojnë procedurën e akuzimit dhe shqyrtimit gjyqësor.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detale baza ligjore e procedurës paraprake, konfirmimi, parimet e procedurës penale në përgjithësi si dhe aktgjykimi.
Gjatë pjesës së dytë të trajnimit përfituesit e këtyre trajnimeve patën rastin që përmes punës në grupe, të demonstrojnë njohuritë e tyre në hartimin e vendimeve gjyqësore me theks të veçantë për fillim të hetimeve apo hedhje të aktakuzës. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorët profesional nga gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. 

Objavi :