Vesti i događaji - Arhiva

12-03-2012

PTA- Civile E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale

PTA- Civile 
E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale

Më 12 mars 2012, IGJK, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi sesionin e radhës me temë: “E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale”. Në kuadër të këtij trajnimi janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me prezumimet për zhvillimin e procedurës kontestimore, paditë për mbrojtjen nga akti i pengim posedimit dhe paditë për mbrojtjen e pronësisë.

Ky trajnim kishte disa objektiva për pjesëmarrësit, si: 
• Identifikimi i prezumimeve për zhvillimin e procedurës kontestimore në faza të ndryshme të procedurës, 
• Listimi i veprimeve të gjyqtarit për evitimin e mangësive që iu referohen prezumimeve procedurale, 
• Njohja me format e posedimit dhe paditë për mbrojtjen e posedimit si dhe 
• Njohja me format dhe paditë për mbrojtjen e pronësisë.

Për të zbërthyer këtë materie është analizuar baza ligjore nga trajnuesit por edhe nga vet pjesëmarrësit, janë dhënë sqarime edhe për kuptimin  “poseduesi pronësor” si emërtim i ri që është futur në ligj, si dhe u përdorën shumë shembuj nga praktika gjyqësore si për pengim posedimin ashtu edhe për mbrojtjen e pronësisë. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga niveli komunal dhe i qarkut nga gjitha regjionet e Kosovës. 

Objavi :