Vesti i događaji - Arhiva

28-09-2022

Nën moduli –“Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale” tema- I pandehuri dhe mbrojtësi në procedurën penale

Më 28 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i I, është duke u  realizuar trajnimi teorik sesionin e dytë nga nën modulin “Roli i gjyqtarit në procedurën para penale” me trajnues z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Shtetit.

Sesioni i dytë i nën modulit “Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale” vazhdon me trajtimin e nën temave: I pandehuri gjatë procedurës paraprak, kuptimi i nocionit ekspert në procedurë penale, i pandehuri pas ngritjes së aktakuzës, i pandehuri në rastet e udhrit ndalues, ngrirjes së pasurisë dhe masës së përkohshme dhe mbrojtësi i të pandehurit në procedurën penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :