Më 05 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i katërt nga nën modulin Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, në mbështetje të trajnuesit z. Ramadan Gashi, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: shqiptimi i masave, karakteristika e veçanta të procedurës për shqiptimin e masës, shqiptimi dhe llogaritja e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe ndarje në grupe.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
05-10-2022