Vesti i događaji - Arhiva

07-10-2022

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni: Ekzekutimi i aktit administrativ

Më 07 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e gjashtë, trajnues nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: subjekti i ekzekutimit, mënyrat e ekzekutimit të vendimeve administrative, ekzekutimi gjyqësor dhe akte që nuk mund të ekzekutohen.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :