Vesti i događaji - Arhiva

19-10-2022

Praktika gjyqësore në çështjet civile, administrative dhe komerciale sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Më 19 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë Praktika gjyqësore në çështjet civile, administrative dhe komerciale sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë’’

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hajredin Kuqi, profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik, z. Emrush Ujkani, Trajnues gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë, z. Islam Sllamniku, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me efektin dhe zbatimin e së drejtës evropiane në nivel nacional (efekti i drejtpërdrejt dhe i tërthortë), harmonizimi i të drejtës nacionale me atë evropiane - vëllimi dhe kufijtë e interpretimit gjyqësor në periudhën para anëtarësimit dhe vështirësitë ( në çështje civile)  si dhe zbatimi së drejtës së BE-së nga ana e gjykatave nacionale – përvojat - vëllimi dhe kufijtë e interpretimit gjyqësor në periudhën para anëtarësimit dhe vështirësitë ( në çështje komerciale)                                               

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar 

Objavi :