Më 25 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ, janë duke realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar - në lëmin civile”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Nehat Idrizi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Gazmend Çitaku drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me tematikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në lëmin civile.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e gjykatave Themelore (divizioni civil) bashkëpunëtorët profesional të gjykatave.
25-10-2022