Më 26 tetor 2022, në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.
Gjatë realizimit të këtij sesioni janë trajtuar: efekti i dënimit në masën edukuese, masat e diversitetit dhe Ndërmjetësimi, shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për veprat penale të kryera si të mitur, shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për vepra penale të kryera si të mitur, efekti i dënimit në masën edukative dhe masat e diversitetit.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
26-10-2022