Më 26 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë, është realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar: mashtrimi i konsumatorëve, tregtia e ndaluar, shmangia nga tatimi, pranimi i ryshfetit në sektorin privat, kontrabandimi i mallrave dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
26-10-2022