Vesti i događaji - Arhiva

23-09-2022

Raport lidhur me trajnimin e GJKK në ERA në temën: “Aplikimi i të Drejtës së BE-së kundër diskriminimit”

22-23 Shtator 2022, nën organizimin e Rrjetit Evropian për Trajnime Gjyqësore (EJTN), përmes Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, në Tallin të Estonisë, u mbajt trajnimi në temën: “Aplikimi i së Drejtës së BE-së kundër Diskriminimit” që u realizua me bashkë organizim në mes të ERA-dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Estonisë.

Me përkrahjen financiare të Gjykatës Kushtetuese, në këtë trajnim morën pjesë: Juristconsulti z. Sevdail Kastrati dhe Këshilltari i lartë kushtetues-juridik z. Boban Petković.

Temat dhe aspektet e mbuluara gjatë këtij trajtimi dy-ditor ishin: Kuadri ligjor i BE-së me konceptet kryesore: diskriminimi direkt, diskriminimi indirekt, ngacmimi, Barra e provës, Procedura e vendimit paraprak; Aftësia e kufizuar dhe trajtimi i  arsyeshëm, Diskriminimi fetar në vendin e punës, Të drejtat LGBTIQ, Gjuha e urrejtjes, Inteligjenca artificiale.

Seminari ka qenë i një  rëndësie të jashtëzakonshme për pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës sepse atyre ua ka mundësuar ta trajtojnë çështjen e (mos) diskriminimit nga një nivel më i lartë i kuadrit ligjor Juridik se sa ai që mbulohet me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), nga legjislacioni i BE-së dhe nga rastet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që është edhe kuadër më i gjerë ligjor e edhe më kompleks në mënyrën e trajnimit të rasteve konkrete.

Objavi :