Vesti i događaji - Arhiva

17-11-2022

Nën moduli - Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i tretë: Mjetet e rregullta të goditjes

Më 17 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Ankesa kundër aktgjykimit, interesi juridik për goditjen e vendimit, efektet e ankesës, afati për paraqitjen e ankesës, shkelja e dispozitave të procedurës kontestimore dhe veprimi i gjykatës së shkallës së parë kur ankesa është e rregullt.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Objavi :