Vesti i događaji - Arhiva

22-11-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni III

Më 22-23 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Znj, Fikrije Fejzullahu, prokurore në Prokurorinë Speciale dhe  Z. Vilard Bytyqi, Vilard Bytyqi, profesor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Sanksionet penale kundër kryerësve të veprave penale të terrorizmit dhe lidhjet ndërmjet krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor, gjyqtare nga Departamenti Special i gjykatës Themelore, bashkëpunëtorët profesionale dhe zyrtar nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Objavi :