Vesti i događaji - Arhiva

25-11-2022

Nën moduli: Procedura paraprake, sesioni i dytë: Gjyqtari i procedurës paraprake

Më 25 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me veprimet filestare të policisë, roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me masat e fshehta të hetimit dhe roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me urdherarrestin. 

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :