Më 05 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temën “Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi” nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth kontrollimit të aktakuzës, shqyrtimit fillestar, marrëveshjes për pranimin e fajësisë si dhe shqiptimit të dënimit me raste nga praktika gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtorë profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
05-12-2022