Më 14 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane - OPDAT është duke realizuar aktivitetin trajnues me temën “Seanca e caktimit të dënimit ”
Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Michelle Baeppler, Kryeprokurore, Cleveland, Ohio, z. Megan Miller, Prokurore Federale, Cleveland, Ohio
Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit patën mundësinë të avancojnë njohuritë profesionale sa i përket pikëpamjes amerikane për dispozitat e Kosovës për seancën e caktimit të dënimit si dhe avancimin e njohurive profesionale për mbajtjen e një seance efektive për caktimin e dënimit duke prezantuar Udhëzuesin hap pas hapi.
Metodologjia e punëtorisë ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar raste studimore, caktimin e roleve, demonstrimin e seancës gjyqësore si dhe vlerësimi kritik.
Përfitues të kësaj punëtorie ishin: Kryetari i Gjykatës Themelore ne Ferizaj, gjyqtar prokuror nga departamenti për krime te renda dhe departamenti i përgjithshëm nga Regjioni i Ferizajit dhe Gjilanit, bashkëpunëtor profesional si dhe zyrtar nga shërbimi sprovues nga po te njëjta regjione.
14-12-2022