Vesti i događaji - Arhiva

07-03-2023

Ndërmjetësimi në aspektin Civil

Më 07 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Programin e USAID – Drejtësia Komerciale, implementues DEXIS, janë duke e realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi në aspektin Civil”, për gjyqtarët dhe ndërmjetësit e regjionit te Prizrenit.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Gjyqtari nga Gjykata e Apelit z. Faton Ademi dhe z. Yll Zekaj, Ndërmjetësues.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me identifikimin dhe trajtimin e problematikave në çështjet e ndërmjetësimit si nga ana e gjymëtarëve po ashtu edhe nga ana e ndërmjetësuesve.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, bashkëpunëtor profesional dhe ndërmjetësues nga regjioni Prizrenit.

Objavi :