Vesti i događaji - Arhiva

20-03-2023

Nën moduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor, sesioni i katërt: Shqyrtimi gjyqësor

Më 20 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Mënyra e drejtë te çështjet që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor, dispozitat e kpp gjatë shqyrtimit gjyqësor, përpilojnë në mënyrë praktike një procesverbal të shqyrtimit gjyqësore dhe evitojnë disa nga dilemat eventuale që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Objavi :