Më 28 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar punëtorinë me temë “Aplikimi i masave të diversitetit, sfidat dhe pengesat në implementim”.
Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Shpetim Peci, prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe z. Ramadan Gashi, Trajnues i Përhershëm në Akademinë Drejtësisë
Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kornizën ligjore për caktimin e masave të diversitetit.
Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të kësaj punëtorie janë: Prokurorë dhe gjyqtar nga Departamenti për të Mitur, zyrtar policor si dhe zyrtar nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.
28-03-2023