Vesti i događaji - Arhiva

04-04-2023

Nën moduli: Ushtrimi i mjeteve juridike, sesioni i tretë: Përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit për shkak të shkeljes së ligjit penal

Më  04 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ushtrimi i mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit, për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, ankesa kundër aktgjykimit lidhur me vendimin mbi sanksionet penale dhe vendimeve tjera dhe vendimet e Gjykatës së Apelit lidhur më ankesën kundër aktgjykimit të gjykatës themelore në bazë të seancës së kolegjit ose në bazë të shqyrtimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Objavi :