Më 24 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Arian Gashi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: parapagimi i shpenzimeve të procedurës penale, shpenzimet e përkthimit dhe në rastet e mbrojtjes së detyruar, vendimi për shpenzimet e procedurës penale, përjashtimet nga pagesa e shpenzimeve të procedurës penale, shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme për mbrojtësin ose përfaqësuesin e autorizuar dhe kërkesat pasurore juridike.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste prakikte.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokuroret e sapo emëruar 2022/2023.
24-04-2023