Vesti i događaji - Arhiva

28-04-2023

Nën modulin – Rregullat e komunikimit, sesioni i dytë: Bazat dhe llojet e komunikimit

Më 28 prill 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Temat që po trajtohen në kuadër të këtij sesioni janë: Bazat e komunikimit, llojet e komunikimit, llojet dhe veçoritë e komunikimit verbal, dallimet dhe lidhjet midis komunikimit verbal dhe jo verbal, problemet në komunikimin interpersonal dhe rregullat e komunikimit të mirë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Objavi :