Vesti i događaji - Arhiva

29-05-2023

Nën moduli – Ngritja e shkathtësive sociale dhe menaxhimi i stresit – sesioni i katërt, Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës

Më 29 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve”, në mbështetje të trajnuesit, profesor Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës, ndikimi i stresit në punë dhe menaxhimi i stresit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Objavi :