Vesti i događaji - Arhiva

08-06-2023

Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Më 8 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është  duke u realizuar trajnim  me temë Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim  jonë : z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore Mitrovicë, dhe  z. Ramadan Gashi –Trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë

Qëllimi i kësaj tryeze  është avancimi i njohurive dhe veçoritë e procedurës penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore duke i përfshirë edhe dispozitat e reja të KPPK-së, paraburgimi për personat me çrregullime mendore,  dhe zbatimi i ekzaminimit psikiatrik.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit  janë: Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore dhe Prokuroret nga Prokuroria Themelore

Objavi :