Vesti i događaji - Arhiva

23-06-2023

Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta– sesioni i dytë: Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët

Më 23 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Trajnues në Akademinë e drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i bashkëpronësisë dhe pronës së përbashkët, të drejtat dhe  detyrimet e bashkëpronarëve, e drejta e pjesëtimit, shuarja e bashkëpronësisë, pronësia e përbashkët, pronësia e përbashkët e familjeve të mëdha, pronësia e përbashkët  e bashkëshortëve, pronësia e përbashkët bashkëtrashëgimtarëve mbi sendet e masës trashëgimore, e drejta e pronës në kate.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Objavi :