Vesti i događaji - Arhiva

18-07-2023

Nën moduli: KEDNJ, sesioni i dytë: Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropian për të Drejtat e Njeriut

Më 18 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: objektivat e GJEDNJ dhe ndikimi i jurisprudencës së GJEDNJ në mbrojtën e të drejtave të njeriut  në sistemin juridik të Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Objavi :